E hënë, 13 Shkurt 2017
Pas fushatës Amerikane në Ballkan për të larguar disa pushtete sllavo-Ruse nuk vonoi edhe ndërhyrja Ruse në destabilizimin e saj, nëse jo dicka tjetër atëherë vetëm për ta treguar prezencën e saj pas vëllezërve të vegjël sllav, si historikisht. Andaj Turqia nuk i la gjërat rastit dhe thirri Edi Ramën dhe Hashim Thaçin në Stamboll për t’u takuar me Erdogan për t’i kërkuar miratim që të krijojnë ribashkim të shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Erdogan me siguri do të mbrojë interesat kombëtare turke, madje edhe përmes shqiptarëve të Maqedonisë.
Pas kësaj u përvesh punës Rusia Putiniste përmes murit, arestimit të Haredinajt dhe aventurës së trenit si një test jo vetëm për Kosovën por edhe për Uashingtonin dhe mendoj se përgjatë javëve dhe muajve të ardhshëm mund të presim më shumë provokime teksa ekipi i ri i Trumpit e merr detyrën zyrtare dhe i formulon politikat e veta. Rusia e shikon këtë si një mundësi për të futur spica në rajon me qëllim të ndjekjes së interesave të saja speciale. Provokimi Serbo-Rusë mund të jetë me pasoja ndërkombëtare. Reagimi i Prishtinës kidhur me trenin ishte i duhuri dhe i fortë. Duhet të sqarohet se çfarëdolloj veprimi, jo vetëm treni, në territorin e Kosovës, pas miratimin dhe pajtimin e qeverisë e minon pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe kjo nuk duhet të tolerohet.
Për momentin Serbia don të destabilizojë rajonin e Ballkanit, don ta promovojë agresionin dhe korrupsionin rus dhe kjo do të çojë drejt përkeqësimit të mëtejshëm për fqinjët e saj. Ky është fillimi i një serie të provokimeve jo vetëm nga Serbia por edhe nga Rusia. Do ta shohim këtë në Bosnje, Maqedoni, e kemi parë këtë në Mal të Zi. Andaj duhet pritur që në Ballkan, gjatë këtiji vitit të ketë një gjendje trazirash. Rusia përmes Serbisë në një farë dore ‘’indirekt’’ i ndihmon edhe Maqedonisë, gjegjësisht Gruevskit të destabilizoj Maqedoninë por edhe Ballkaninë.
Në rajonin e Ballkanit jetohen kriza të ngjashme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar ta shndërrojnë këtë rajon në depo të armëve me politikën e saj uzurpuese. Njerëzit shpresojnë që botëkuptimi turk i drejtësisë dhe fuqia ushtarake herë uzurpuese e herë paqtuese ruse do të jenë efektive në formimin e botës së re binome. Mediat perëndimore dhe institucionet e mendimit kanë filluar të flasin për këtë.
Kriza politike në Maqedoni ishte hartuar fillimisht nga Shtëpia e Bardhë me ndihmën e miliarderit amerikan George Soros, duke përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Shkup që do të drejtonte operacionet në terren me protesta laramane.
Edi Rama pas instruksioneve të Ankarasë ka ndikuar tek partitë shqiptare për të rrëzuar Ali Ahmetin. Rama gjithashtu ka lobuar edhe tek ndërkombëtarët për Zoran Zaevin etj.
Dhe në fakt, e gjithë ajo që po ndodh në politikën maqedonase, i ka deri diku rrënjët në Tiranë. Sapo përfunduan zgjedhjet dhe dolën rezultatet, Rama thirri gjithë përfaqsuesit e spektrit politik shqiptar të Shkupit duke iu diktuar atyre hartimin e një platforme të përbashkët me disa pika kushtëzuese ndaj palës maqedonase.
Deri më tani kjo ka funksionuar suksesshëm. Faktori shqiptar e ka futur në ngërç faktorin maqedonas, pa qenë fare nevoja për të shkrehur armët si 16 vite ma parë.
Si atëherë edhe sot Diplomacia Amerikane përmes Soros dhe Mediat Perëndimore ndërmorrën fushata thurëse me elozhe Ilir Metës, kryetarit të LSI, duke e quajtur: “Politikan me përmasa të mëdha”, ndërsa Rama si: “Pengues i Drejtësisë”, të gjitha këto duhet kuptuar se janë lojëra të drejtuara kundër përafrimit të Shqipërisë me shtetin e Turqisë!
Derisa në sllavomaqedoni VMRO bashkë me koalicionin ‘Për një Maqedoni më të mirë’, tenton të sjellë deri te konflikte të reja dhe probleme në shoqërinë edhe ashtu të ndarë që nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të shtetitë me të vetmin shkas për t’i ikur drejtësisë.
Pas provokimeve me trenin dhe grumbullimin e ushtrisë sërbe rreth kufirit Kosovar dhe heshtjes oportune të Ndërkombëtarëve me rastin e tensionimit të situatës në Veri të Kosovës, Turqia parashtroi për formim të Ushtrisë së Kosovës dhe mundësinë e armatosjes së kësaj ushtrie nga ajo. Gazetatë elektronike shkruajn se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të bëhet sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe ai është i gatshëm të dhurojë avionët “F-16 Falcon”, automjete të blinduar dhe tanke.
Beogradi pohonë se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me të gjitha mënyrat do të ndihmojë armatosjen e shqiptarëve në Kosovë ashtu siç e ka armatosur Shqipërinë. Turqia do t’i armatosë forcat tokësore, por ai do t’ju dhurojë ose do t’ju shesë edhe avionë të luftës. Deri më tash, në akademitë e tyre kanë ushtruar pilotët e tyre dhe ky është një hap logjik tutje. Kjo nuk është befasi, sepse Erdogan, si përfaqësues i neosmanizmit, ka interesa të mëdha në Ballkan.
Ka gjasa Shqipëria të blejë dyfish më shumë armë nga Turqia të cilat do t’ia dërgojë Kosovës. Furnizuesi kryesor do të jetë Turqia, sepse Kosova gjendet në “transversalen e tyre të gjelbër” deri në Sarajevë e tutje deri në Vjenë. Shqipëria edhe deri më tash i ka dhënë armë Kosovës dhe është mundur që ajo tashmë të ketë tanke si dhe tendenca e Erdoganit nga Kosova e Ballkani nuk do të përfundojë këtu. Pos Turqisë, Kosovën e ndihmojnë në veçanti Shqipëria dhe Kroacia.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Opinione, Savash Veliu