Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kriza politike ka penguar investimet në Kosovë

Prizren Post | 14:06 - 27.01.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Zhvillimi ekonomik është në fokus të institucioneve të vendit. Në vitin 2015 ka pasur dyfishim të investimeve krahasuar me vitin paraprak.

Por kriza e cila po përcjell vendin, pengon investitorët, të cilët i duhen aq shumë vendit. E Kosova duhet të bëjë gjithçka çka është e mundur, të rris aktivitetin investues. Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe instituti GAP me temën “Ligji i ri për investime strategjike, dobitë dhe rreziqet eventuale”.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se me gjithë se kanë bërë maksimumin, viti 2015 është përcjell me kriza të ndryshme, të cilat ndikojnë në tërheqjen e investimeve.

“Jemi munduar të bëjmë maksimumin gjatë vitit 2015, i cili është përcjellë me kriza të ndryshme, për te pasur investime. Paraprakisht duhet një stabilitet politik”, tha Bajrami./RTK/


Etiketa:

Bëni një koment