Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Krofne me çokollatë

Prizren Post | 08:28 - 31.01.2014

Një recetë pak më ndryshe se si të përgatiten krofnet me çokollatë. Shpresojmë ta pëlqeni.

Përbërësit
…për brumë:

6 vezë
150 g gjalpë
200 g miell i butë
2,5 di ujë
1 lugë gjelle kakao
kripë
…për krem:

1 litër qumësht
100 g niseshte,
1 lugë gjelle xhelatinë
4 të verdhë të vezëve
200 g sheqer
100 g çokollatë për zierje
2 pudingë vanilje
250 g margarinë
5 dl shtalpë e ëmbël

Brumi

1 Në tenxhere të përshtatshme bashkohen uji dhe gjalpi, shtohet pakët kripë dhe zihet derisa të vlojë uji.
2 Shtohet mielli, përzihet mirë me qëllim që të fitohet masë kompakte dhe hiqet nga zjarri.
3 Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë dhe të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë. Pastaj bashkohen me të verdhtë e vezëve dhe përzihen ngadalë.
4 Masës së nxehtë i shtohen kakao, përzierja nga vezët dhe përzihet ngadalë. Në tavë shtrihet letër për pjekje dhe me një lugë çaji vendosen grumbuj të vegjël të brumit, 5 centimetra në largësi nga njëri-tjetri. Piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius. Krofnet e pjekura ftohen dhe priten përgjysmë.

Kremi

1 Në enë të përshtatshme bashkohen qumështi, të verdhtë e vezëve, sheqeri, niseshteja, 2 pudingë të vaniljes dhe xhelati na. Të gjitha përzihen mirë. Zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.
2 Masës së ftohur i shtohen margarina dhe çokollata e shkrirë dhe tunden me mikser.
3 Shtalpa e ëmbël tundet me mikser derisa nga ajo të fitohet një krem pana e trashë.

Finalizimi

1 Pjesa e poshtme e krofnes mbushet me kremin nga çokollata, me ndihmën e shiringës së kuzhinës.
2 Përmbi të shtrihet krem pana nga shtalpa e ëmbël dhe e tëra mbulohet, si kapak, me gjysmën tjetër të krofnes. Dekorohet me kremin nga çokollata ose pana.


Arivisti Company