Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kryeministri italian tani mund të marrë frymë lirshëm

Prizren Post | 11:04 - 02.09.2015

Romë – Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për Renzin, pas rënies së ndjeshme të numrave në sondazhe, pakënaqësisë masive kundër anijeve me emigrantë dhe zemërimin e qytetarëve për rikuperimin e ngadaltë të Italisë nga recesioni që zgjati në kohë rekord.

Ekonomia në tremujorin prill-qershor, shënoi rritje 0,3 për qind nga tremujori kaluar, njoftoi Istat.

Instituti me qendër në Romë gjithashtu njoftoi se shkalla e papunësisë ra në 12 për qind në korrik, nga 12,5 për qind që ishte në qershor.
Renzi, reforma më e madhe e të cilit ka qenë rishikimi liberalizues i legjislacionit të punës që duhet të ndikonte në numrin e madh të papunëve, tregoi menjëherë meritat e qeverisë së tij për të dhënat pozitive.

Në një mesazh video, Renzi shprehet se Italia ishte si një çiklist që po përpiqej të arrinte shokët evropianë “pas çarjes së gomës apo rënies nga një shkëmb”.
“Ne nuk jemi liderët e grupit akoma, ne ende nuk kemi rritjen më të shpejtë të ekonomisë, por ne kemi arritur grupin (…), falë reformave që kemi zbatuar dhe që po zbatojmë”, theksoi Renzi, dhe shtoi se është ende i pakënaqur me performancën e vendit.


Etiketa:
Arivisti Company