Kryeparlamentarja Osmani ushtron detyrën e Presidentes pas dorëheqjes së Thaçit

PRISHTINË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, ndërkaq sipas Kushtetutës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do ta ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Neni 90 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh rastin kur vendi është në mungesë të përkohshme të Presidentit, ku parashihet që ushtrues i detyrës së Presidentit të jetë Kryetari/ja e Kuvendit.

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës.

Kjo do të thotë se postin e presidentes do ta ushtrojë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo deri më tani nuk është deklaruar për medie, as për aktakuzat e as për dorëheqjen e presidentit.

Sipas Kushtetutës, Osmani do të mund ta ushtrojë detyrës si presidente për më së shumti gjashtë muaj.

Etiketa: ,

Leave a Reply