Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kufiri me Kosovën, kusht për Serbinë në BE

Prizren Post | 12:48 - 26.07.2013

Beograd, 26 korrik – E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, e cila pohon se ka pasur në dorë projektin e kornizës negocionuese të Serbisëme Bashkimin Europian, shkruan se “Në fund të procesit negocionues me BE-në Serbia do të jetë e detyruar të nënshkruaj edhe Marrëveshjen juridikisht të detyrueshme me Prishtinën”, që sipas saj mund të jetë një grackë.

Në dokumentin 17 faqesh në 30 pika theksohen të gjitha çështjet që e presin Serbinë gjatë viteve në vijim, shkruan kjo gazetë. “Në atë tekst gracka e madhe ndoshta fshihet pas formulimit se shteti ynë ‘duhet të ketë kujdes që perimetri gjeografik të mos jetë në kundërshtim me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën’ që do të thotë se Beogradi do të jetë në hall të madh kur të shtrohet pyetja e territorit tonë shtetëror”, shkruan ‘Novosti’, duke e parë këtë si kusht për njohjen e kufijve.

Sipas kësaj gazete, në pikën 5 të dokumentit thuhet se “përparimi (drejt BE-së – sqarim ynë) do të matet me përmbushjen e pesë kushteve, njëri nga të cilët është përkushtimi në vazhdimësi drejt përmirësimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, që vetëkupton se të dy palët nuk do ta bllokojnë njëra tjetrën në rrugën drejt BE-së”


Etiketa:
Arivisti Company