Kur duhet ta njohë Serbia Kosovën


E martë, 29 Tetor 2013

Beograd, 29 tetor – Ka pikëpamje të ndryshme nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën para hyrjes në BE, por nuk duhet të përpiqemi të parashohim rezultatin e bisedimeve”, thotë Alfred Gusenbauer, ish – kancelar austriak.

“Në BE ka pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë, por nuk duhet të përpiqemi të të parashohim rezultatin e bisedimeve të cilat me siguri do të zgjasin me vite”, thotë këshilltari i zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, njofton Blic. Në pyetjen nëse çështja e Kosovës është më lehtë të zgjidhet nëse së pari zgjidhen të gjitha problemet, Gusenbauer është përgjigjur se “kjo çështje është më lehtë të zgjidhet në fund se sa në fillim.” Koha

Etiketa: , ,