Kurti e Bajra diskutuan për zhvillimet në Fondin e Kursimeve Pensiononale


E diel, 19 Nëntor 2023

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra.

Në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.

Kryeministri Kurti e përgëzoi Bajrën për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit.

Etiketa: , , ,