Kurti: Rritëm 100 milionë euro më shumë buxhetin e komunave


E martë, 10 Janar 2023

PRISHTINË – Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me kryetarët e komunave të Kosovës ka thënë se buxheti për këto është rritur 100 milionë euro më shumë.

Kurti në këtë mbledhje ka kërkuar llogaridhënie dhe transparencë në harxhimin e buxheteve.

“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove. Kjo duhet të reflektojë edhe me rritjen e cilësisë në terren, të shërbimeve komunale karshi qytetarëve tonë, mirëqenies, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti.

“Duhet fokusuar që shpenzimi i buxhetit të jetë transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit, në këtë vit janë planifikuar që të shtohen disa pozita të reja për inspektoratet.

“Për vitin 2023 i kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet, që të mbrohen të drejtat e punëtorëve dhe cilësia e shërbimeve”, theksoi Kurti.

Etiketa: , ,