Kurti thotë se do të ketë takim me Hamzën gjatë ditës


E hënë, 5 Tetor 2026
Kurti thotë se do të ketë takim me Hamzën gjatë ditës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Ai këtë e ka thënë se gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit ku u shqyrtua projektligji për Dhomat e Specializuara.

Kurti ka thënë se takimi do të ndodhë pas votimit në lexim të parë të këtij projektligji.

Ai tha se duhet strategji shtetërore e kombëtare për të arritur fitoren në Apel dhe për këtë ka thënë se Kosova duhet të ketë edhe president.

“Për fitore nevojitet, organizim e strategji të cilat duhet të jetë shtetërore dhe kombëtare. Ndryshimet pozitive kërkojnë fuqi. Ne po e mbështesim këtë projektligj që pas zgjedhjes së presidenti të ulemi për strategji kombëtare për të na nxjerrë fitimtar. Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën”, tha Kurti.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit