Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kusari-Lila takohet me të rinjë dhe pensionistë

Prizren Post | 17:53 - 13.10.2013

Gjakovë, 13 tetor – Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila mesditën e vikendit e ka kaluar pranë të rinjve në kafeterinë “Del House”, ku është takuar me një numër të madh të rinjsh.

Ajo ka biseduar individualisht dhe ka dëgjuar për problemet e të rinjve, por njëkohësisht ka diskutuar edhe pikat e programit të AKR-së për Gjakovën.Ndër çështjet më të diskutuara ishin problemet e punësimit dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë në këtë komunë, thuhet në kumtesën e degës së AKR-së në Gjakovë.

“Ne kemi projekte konkrete për të rinjtë, siç janë hapja e qendrave rinore, ndërtimi i terreneve sportive për futboll, basketboll, tenis e not, organizimi vjetor i Bursës së Punësimit Rinor, në bashkëpunim me sektorin privat, organizimi i një festivali regjional vjetor të muzikës, zhvillimi mëtejshëm i Komedia Fest-it dhe promovimi i industrisë kreative.

“Fatkeqësisht këto vite kemi të bëjmë me një strukturë kriminale, me një politizim të skajshëm në të gjitha fushat e jetës, andaj nuk janë vetëm pensionistët ata të cilët kanë mbetur duke shikuar nga e kaluara, por edhe të rinjtë shikojnë nga i njëjti drejtim, pasi që e tashmja nuk ka dhënë shpresë për të ardhmen”, tha Kusari -Lila.


Etiketa:
Arivisti Company