Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kush do të shkojë në Francë? Ja lojtarët që rrezikojnë

Prizren Post | 15:59 - 31.05.2016

Enigma për futbollistët që do të braktisin kombëtaren përpara nisjes për në Francë vazhdon dhe kjo për faktin se stafi dhe trajneri kanë qëndruar të heshtur deri në fund dhe për më tepër, krijuan pak fantazi në miqësoren me Katarin
Vetëm 3 portierët, e kanë vendin e sigurt në listën që De Biasi do të dorëzojë sot në UEFA, shkruan Top Channel.

Nëse nuk do të ndodh ndonjë dëmtim i parikuperueshëm në seancën e fundit, në Francë sigurisht që do të jenë lojtarët që kanë luajtur në eliminatoret e fundit.

Po kush janë ata që rrezikojnë?

Duke i hedhur një sy listës paraprake prej 27 lojtarësh, bie në sy një dyndje në mesfushë dhe sulm, edhe pse vetë trajneri në skemat e tij i shkartis sulmuesit me mesfushorët.

I vetmi lojtar që nuk u përfshi në eliminatore është Rashica, por 19-vjeçari ka bërë një supersezon të Vitesse, edhe pse koha e shkurtër me kuqezinjtë mund të jetë në disfavorin e tij.

Mesfusha është një nga armët kryesore në filozofinë e italianit De Biasi dhe kuptohet numri i madh i lojtarëve në këtë repart, por me një lexim, Shala ka më pak shanse.

Në këto kushte lapsi mund të vërë më shumë kryqe në emrat e mbrojtjes. Veseli pritet të jetë goditja e parë, por bashkë me të në dyshim janë edhe emrat e Rrahmanit, Gjimshitit.

Mbase edhe për shumë tifozë emrat nga sot nuk do kenë shumë rëndësi, sepse të gjithë do t’i mbajnë sytë te 11 të parët që do zbresin në fushë. /Express/


Arivisti Company