Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kush ishin vrasësit e 21 janarit?

Prizren Post | 22:21 - 22.01.2017

Isa MYZYRAJ

21 janari i 2011 do të bënte që Tirana kryeqyteti i një shteti të vogël në Europë të ishte kryeartikulli i mediave më të mëdha botërore, dhe në Shqipëri transmetimi i asaj proteste të jetë Live gjatë gjithë zhvillimit të saj, që rrjedhimisht do të dërgonte në ndërtimin e menjëhershëm të të gjithë skenarit që solli edhe tragjedinë në fund të ditës.

Të lodhur nga qeverisja ‘Berisha’, të zhgënyer nga premtimet e pambajtura të asaj qeverie, dhe të irrituar nga Ilir Meta mijëra shqiptarë të thirrur nga opozita e asaj kohe (Partia Socialiste) mbushën sheshet e Tiranës, për të treguar se populli nuk duron më të luhet me ta, u mblodhën për të mbjellë shpresën e munguar prej vitesh pa e ditur se shumë shpejtë aty, në zemrën e Shqipërisë do të mbillet vdekja, dhe frika.

Asgjë nuk ishte e rastësishme, asgjë nuk dukej normale atë ditë, nuk ngjante si një protestë e zakonshme, nuk kishte një podim, nuk kishte deklaratë për media, kishte njerëz të lodhur, të mërzitur, të irrituar, të guxmshëm, të ‘armatosur’ gjer në dhëmbë me mllef ata I’a mësynë kryeministrisë, ku i prisnin dhjetra policë të armatosur rëndë me armë zjarri, forcat speciale me mjete luftarake, makineri të rënda që shpërndanin turmën që tanimë kishte dalë jashtë kontrolli.

Shumë shpejt nga skena u zhduk ai që i kishte thirrur, Edi Rama dhe organizatorët opozitarë nuk dukeshin gjëkundi, protestuesit u tradhëtuan, por tek e fundit ata nuk e vërejtën mungesën e Edi Ramës, sepse aty ishin për diçka më të rëndësishme, ata ishin aty për Shpresë dhe do i shkonin deri në fund rrugës së tyre në kërkim të dritës në fund të tunelit.

Gjithëçka doli jashtë kontrolli, 4 plumba qëlluan për vdekje 4 protestues, u vranë 4 qytetarë të Shqipërisë, dhe në 4 familje pllakosi zija dhe dhimbja.

Këtë gjë më së miri e shfytëzuan Berisha, Meta, dhe Rama, ku njëri pas tjetrit i’a drejtuan gishtin kundërshtarit, duke i thënë “E vrave ti!”

Pas 6 vitesh dosja e zezë e 21 janarit vijon të mbetet në arkivat e drejtësisë e cila është në kolaps në Shqipëri, dosja e vrasjeve makabër të 21 janarit tanimë është e shkuar, dhe politika në Shqipëri akoma përfiton nga 4 jetët e humbura duke u shtirur dita ditës se “drejtësia do të vihet në vend”.

Por sa vështirë është të gjesh fajtorin?

Aspak, 21 janari 2011 ishte dita kur të gjitha mediat transmetuan drejtëpërdrejtë protestën, çka prokuroria do e kishte shumë të lehtë të ndërtonte skenën dhe fajtori të vihet para drejtësisë. Organet e drejtësisë mund ta gjenin fare lehtë se kush e dha urdhërin e hapjes së zjarrit, gjë e cila është fare lehtë e gjetshme sepse duhet hulumtuar mbi ‘të drejtën e komandës’ që e kanë të protolluar garda e republikës, policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Fajtorin fatkeqësisht e kemi në ekranet televizive, fajtorin e dinë të gjithë, fajtori ska gojë të flaësë, ai akuzon, ai shpif, ai hedh baltë mbi kundërshtarin.

Fajtor është Sali Berisha ish-kryeministër i Shqipërisë, Ilir Meta hajduti që populli dolën në protest kundër tij, dhe Edi Rama burracaku që i tradhëtoi popullin atë ditë.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company