Kuvend: Pagat e pamerituara


E shtunë, 9 Gusht 2014

Që nga 17 korriku, atëherë kur ishte mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës , deputetëve, të cilët e kishin fituar të drejtën për të marrë një ulëse në këtë legjislaturë, nuk u ka rënë pothuajse fare të djersitën. Kjo për shkak të rrethanave të krijuara në skenën politike.

Megjithatë, deputetët do të paguhen nga buxheti i shtetit, pavarësisht faktit se nuk kanë arritur të bëjnë punë në Kuvendin e Kosovës. Në lidhje me këtë, analistë politikë mendojnë se deputetët nuk duhet ta shfrytëzojnë pozitën vetëm për interesa materiale. “Deputetët nuk do të duhej të shfrytëzonin postin e dhënë prej qytetarëve të shtetit vetëm për interesa personale të tyre të ngushta materiale.

Ata do të duhej të ishin më të sinqertë me qytetarët dhe me buxhetin e shtetit, që të mos e shfrytëzojnë buxhetin para se të konstituohen institucionet e shtetit dhe të bëhet funksionalizimi i plotë i punës së Kuvendit të Kosovës”, është shprehur analisti politik, Blerim Burjani. “Megjithatë, ka pasur krenari në mesin e deputetëve, të cilët nuk e kanë marrë pagën e parë nga Kuvendi dhe ia kanë dedikuar familjeve të varfra. Pjesa dërmuese e deputetëve, edhe këta të kësaj legjislature, kanë marrë vetëm paga, i kanë rritur privilegjet e tyre në forma të tjera, me benefite, për të marrë rroga suplementare në emër kinse të kontributeve të dhëna, që janë krejtësisht minimale të legjislaturave të mëhershme”, ka nënvizuar Burjani.

Etiketa: , ,
Të fundit