Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kuvendi me komision të veçantë për MSA-në

Prizren Post | 11:07 - 29.06.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Nënkomisioni për mandate dhe imunitete i Kuvendit të Kosovës ka përmbyllur hartimin e projektligjit për Kuvendin e Kosovës.
Ky projektligj ka kaluar pa ndonjë debat të madh dhe është proceduar për në Komisionin për Legjislacion.

E veçantë e këtij projektligji është se është paraparë edhe një komisioni i veçantë i Kuvendit që do të merrej vetëm me përcjelljen e MSA – së për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Po ashtu janë paraparë edhe çështja e benificioneve të deputetëve, ku Albulena Haxhiu, ka thënë se deputetët nuk duhet të gëzojnë pension suplementar.

Ndërkohë që deputeti Armend Zemaj ka thënë se kjo çështje është rregulluar në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues sa i përket benificioneve të deputetëve.

Me këtë projektligj ka thënë se sigurohet pavarësia buxhetore si dhe një fleksibilitet më i madh i Kuvendit të Kosovës.


Etiketa:

Bëni një koment