Ky është Fadil Fejzullahi, shqiptari i vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë


E shtunë, 9 Maj 2015

Kumanovë – Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar.

Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mëngjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banorë lokal.

Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët.

Paraprakisht, mediat në Maqedoni njoftuan se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare. Media të tjera raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë. Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare.

Të nderuar lexues, për shkaqe të panjohura sërish është bllokuar ueb faqja jonë. Ekipi i “Lajmit” po bën përpjekje për të evituar këto pengesa. Deri sa të rregullohet faqja, informacionet më të reja për situatën në Kumanovë do të mund ti përcillni në ueb faqen tonë./lajmpress/

Etiketa: