Ky është i plagosuri në rrugën Gjilan-Kamenicë, gjendja e tij e rëndë


Çarşamba, Şubat 4th 2026
Ky është i plagosuri në rrugën Gjilan-Kamenicë, gjendja e tij e rëndë

Një 40-vjeçar ëshë plagosur pas të shtënave me armë zjarri  në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan – Kamenicë.

Klan Kosova merr vesh se i plagosuri në këtë rast është Arsim Krasniqi nga një fshat i Kamenicës.

Burimet e gazetares Arbreshë Uka poashtu bëjnë me dije se i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjilanit në gjendje të rëndë.

Sipas po të njëjtave burime, ai më pas është transferuar në QKUK ku është duke u përgatitur për ndërhyrje kirurgjike në sallën e Qendrës Emergjente nga ekipët e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare dhe Anestezionit.

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, një person përfundon në spital


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit