Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ky është projektligji që FSK-në e transformon në Ushtri

Prizren Post | 15:50 - 07.03.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Veseli Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky Projektligj, i cili Forcën e Sigurisë së Kosovës e bën ushtri, është iniciuar prej presidentit Thaçi dhe është përgatitur nga Zyra e Presidentit në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Telegrafi ka siguruar Projektligjin që FSK-në do të transformojë në Ushtri të Kosovës.

Raportohet se ndryshimet në misionin dhe detyrat e reja që do t’i marrë Forca e Sigurisë së Kosovës në përputhje me ligin e ri, do ta bëjnë Forcën e Sigurisë së Kosovës një ushtri moderne shumetnike, profesionale, me karakter mbrojtës, e cila do të dizajnohet për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe në botë, sa herë që Kosovës i kërkohet të jap kontributin e saj në këtë drejtim.

Se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr kompetencat dhe atributet e një ushtrie, flet edhe neni pesë i kreut të tretë të projektligjit. Aty ndër të tjera thuhet se detyrat e përgjithshme të FSK-së, janë: të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, gjë e cila i jep formë FSK-së si ushtri e vendit.

Projektligjin që mundëson transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës mund ta lexoni këtu./Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company