Ky kandidat i LDK-së për deputet e ka numrin e njëjtë me të partisë


E premte, 26 Maj 2017

Prishtinë – Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka marrë numrin 16, ndërkaq koalicioni PDK-AAK-Nisma kanë marrë numrin 12.
Kandidati për deputet në Kuvend nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, me po të njëjtin numër që ky koalicion u radhit në fletëvotim, me numër 16 është Driton Selmanaj, shkruan Gazeta Express.

Driton Selmanaj është një nga të aderuarit e fundit në këtë parti politike.
Në ceremoninë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë marrë pjesë përfaqësuesit e partive politike dhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë.
Kujtojmë se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme më 11 qershor pasi Qeveria “Mustafa” u rrëzua në Parlament përmes një mocioni të iniciuar nga partia e Limajt, Nisma. Ky mocion u përkrah fuqishëm edhe nga partneri qeverisës i LDK-së, Partia Demokratike e Kosovës.

Etiketa: ,
Të fundit