Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lajmi për vizat, Avramopoulos dhe Thaçi në konferencë në orën 16:30

Prizren Post | 15:51 - 18.07.2018

Bruksel – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se sot në orën 16:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për media me Komisionerin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se më asgjë nuk e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen.

Statusi i plotë i Hashim Thaçi:

Duke filluar nga ora 16:30, mund ta ndiqni drejtpërdrejt konferencën e përbashkët për Media me Komisionerin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen.

Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.


Etiketa:
Arivisti Company