“Lajthit” Totozani: Të lejohen martesat homoseksuale


E premte, 25 Tetor 2013

Pas deklaratës që homofobia të konsiderohet vepër penale, Avokati i Popullit, Igli Totozani, propozon ndryshimin e Kodit të Familjes për t’i hapur rrguë marseve të homoseksualëve.

“Avokati i Popullit si institucion sa më shpejt do të propozojë martesën për homoseksualët, dhe do ta bëjmë këtë gjë. Dhe të jemi një shembull pozitiv, në Shqipëri dhe në Ballkan, jemi duke u përpjekur dhe deri në fund të vitit do të kemi një përgjigje për një ndryshim në kodin e familjes së Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Totozani.

Sipas tij sot në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, dhe homoseksualët nuk e kanë problem të deklarojnë prirjet e tyre seksuale. Nga ana tjetër Totozani shtoi se ishte në dilemë nëse do të kërkohet “martesë” apo “bashkëjetesë” për homoseksualët.

“Dhe jemi midis një dileme për të diskutuar mbi mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështje, pra të bashkëjetesës apo të kërkesës së martesës. Natyrisht kjo është një çështje që më shumë sesa avokatit të popullit, ju takon vetë organizatave LGBT të japin mendimet e tyre”, u shpreh Avokati i Popullit në seancën e organizuar nga Komiteti Europian Ekonomik dhe Social. shekulli

Etiketa: ,