LDK kundër Presidentit si kryenegociator


E premte, 6 Korrik 2018

Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës përsëri e ka komentuar Thaçin si kryenegociator. Sipas tyre, Presidenti Thaçi nuk është i mandatuar për të qenë në krye të dialogut.

LDK përmes një komunikate për media e kanë konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tyre se presidenti nuk mund të udhëheq procesin e dialogut

“LDK-ja me kohë e ka vendosur – Presidenti nuk mund të udhëheqë këtë proces dhe nuk e ka mbështetjen”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ata kanë kërkuar nga përfaqësuesit e qytetarëve, deputetëve që të vendosin vija të kuqe për Presidentin Thaçi.

LDK përmes kësaj komunikate ka kërkuar edhe zgjedhje të reja.

Etiketa: , , , , , ,