E mërkurë, 30 Dhjetor 2020
PRISHTINË – Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë zyrtare kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media tha se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
“Avdullah Hoti do të jetë kandidat i yni për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai para mediave, transmeton Telegrafi.
Mustafa po ashtu gjatë konferencës ka lavdëruar punën e qeverisë aktuale, duke thënë se qeverisja nga Hoti duhet të vazhdohet.
Etiketa: Aktuale, Avdullah Hoti, Isa Mustafa, Kosovë, LDK, Zgjedhjet