Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

LDK nuk mbushet mend, zyrtarizuan kandidaturën e Hotit për kryeministër

Prizren Post | 17:01 - 30.12.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë zyrtare kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media tha se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

“Avdullah Hoti do të jetë kandidat i yni për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai para mediave, transmeton Telegrafi.

Mustafa po ashtu gjatë konferencës ka lavdëruar punën e qeverisë aktuale, duke thënë se qeverisja nga Hoti duhet të vazhdohet.


Etiketa:

Bëni një koment