E martë, 13 Qershor 2017

Autor: Gen KELMENDI
Të ndëruar qytetar,
më specifikisht ju të cilët ndjeheni besimtarë të përkushtuar të besimit Islam;
Përmes kësaj letre dëshirojë të flas rreth orientimit politik që ju duhet t’a ndiqni, për t’u përfaqësuar në instancat më të larta shtetrore, për t’i mbrojtur të drejtat e juaja të persekutuara nga politika dhe regjimi. Kjo letër nuk ka të bëjë me preferencat e mija politike, por me angazhimin tim ndaj të drejtave tuaja, duke ju inkurajuar që t’i kërkoni dhe t’i mbroni ato të drejta të cilat u janë mohuar deri më tash.
Për vite të tëra me rradhë nga paslufta, jeni paragjykar nga qytetaria jonë për shkak të bindjeve tuaja, jeni përsekutuar nga shoqëria jonë dhe jeni luftuar nga pushteti qeverisës i shteti tonë!
Qytetaria jonë j’u shikonte si të huaj në vendin tuaj, krijonin përceptime negative dhe agrresive përball jush, herë duke j’u përjashtuar nga të qenurit kombëtar dhe duke j’u konsideruar lindor apo të prapambetur, e herë duke j’u konsideruar të rrezikshëm për vetë shoqërinë dhe vendin tonë.
Shoqëria jonë j’u ka përsekutuar në masë të madhe, duke mos j’u lejuar të shkolloheni, të punësoheni, për shkak identitetit tuaj të mbrendshëm apo asaj të jashtëm.
Ndërsa pushteti ynë qeverisës, ju luftoj ashpërsishtë, duke përdorur mekanizmat shtetror për t’ju penguar shkollimin, arsimimin dhe punësimin përmbrenda shtetit tuaj, për shkakun e bindjeve tuaja, dhe duke përdorur aparatin e dhunës, duke j’u arestuar imamët tuaj më eminent, duke j’u m’veshur vëllëzërve dhe motrave tuaj etiketimet e terrorismit, radikalizmit apo formave tjera me të cilat ata dëshironin t’ju luftonin.
Mediat ishin në shërbimin e pushtetit dhe një klani të caktuar komunistësh. Intelektualët ishin të heshtur, apo ishin të detyruar të mos flasin. Ndërsa ndërkombëtarëve j’u konvenonte kjo situatë!
Për vite të tëra keni ndjerë nevojën që të përfaqësoheni denjësishtë, keni kërkuar të drejtat tuaja themelore e universale, të cilat janë të garantuara me kushtetutën tonë dhe me konventat ndërkombëtare. Partit politike j’u përdorën juve për vite me rradhë. Kishte nga ato që bënin fushatë pikrishtë me nevojat e juaja, të arsimimit të lirë të vajzave tuaja, të praktimit të besimit të lirë, etj, por edhe ata j’u tradhëtuan.
Mbi gjithë këtë situatë të rënduar, ju mjerueshëm ankoheshit, dhe më plotë të drejtë! Dhe një nga kërkesat e juaja të zëshme ishte që të keni një subjekt politik i cili do t’i përfaqësonte dhe sublimonte denjësisht kërkesat e juaja.
Në këto zgjedhje të jashtzakonshme parlamentare, të 11 qeshorit 2017, në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhje, është edhe partia FJALA. Ky subjekt politik është një degëzim i vlerave fetare e kombëtare, me orientim konservativ, që me fanatizëm është deklaruar dhe dëshmuar në mbrojtjen e vlerave fetare e kombëtare të vendit, në mbrojtjen e interesave tuaj si besimtar. Dhe mbi të gjitha, të gjithë kandidatët e kësaj partie që garojnë për këto zgjedhje, pa përjashtim asnjë, janë njerëz të besimit Islam, besimtarë praktikues. Poashtu, pjesë e programit të këtij subjekti politik është mbrojtja dhe sublimimi i vlerave fetare.
Andaj, ju të përsekutuarit, të luftuarit ndër vite,- komuniteti muslimanë i Kosovës-, keni mundësinë të përfaqësoheni denjësishtë në Kuvendin e Kosovës, në instancat më të larta shtetore, t’i realizoni kërkesat dhe nevojat e juaja përmes këtij subjekti politik që kërkon besimin dhe votën tuaj.
Keni provuar çdo parti tjetër politike në vend, çdo alternativë, por j’u kanë përdorur dhe j’u kanë zhgënjyer. Keni kërkuar t’a keni një parti që do të unifikonte gjithë komunitetitn muslimanë të Kosovës, – ja ku e keni. Nga lista e 110 kandidatëve të partisë FJALA, të gjithë nga ta janë zë unifikues, të gjithë ata përfaqësojnë interesat e juaja fetare e kombëtare.
Çdo votë e juaja në drejtim të cilido subjekt tjetër partiak, çoftë atyre që ishin në pushtet apo atyre që ishin në opozitë, është votë e humbur, votë në dëmin tuaj si komunitet. Të gjitha ato parti, pa dallim, j’u përdorën si instrument, duke u’a marrur votat për t’ardhur në pushtet. Të gjithë ata ju tradhëtuan; disa ju luftuan e disa heshtën përball krimit dhe diskriminimi të egër e ç’njerëzor që bëhej mbi ju. Ata për ju ishin të njejtë! Pra, siç thuhet në besimin tuaj një parim: “njëriu i mençur, nuk lejon të mashtrohet dy herë nga e njejta situatë”. Apo thënë ndryshe; vota e juaj për cilin do subjekt tjetër partiak, është tradhëti ndaj atyre që dolën në mbrojtje të vlerave tuaja identitare-fetare.
Në rastë se kjo parti, e cila është e thirru të përfaqësoj vlerat e juaja identitare, religjioze e kombëtare, nuk arinë të futet në Kuvend, duke mos e kaluar pragun zgjedhor, përshkak të mos-përkrahjes suaj, atëherë, kur pushteti t’ju luftoj; kur pushteti t’ju arrestoj prijësit e juaj fetarë, imamët; kur vajzat e juaja të dëbohen nga shkollat dhe të pengohen nga arsimimi; kur të pengoheni nga praktimi i fesë tuaj; kur t’ju mbyllen kultet e juaja fetare, xhamijat; kur Islamofobia të rritet dhe gjuha e tyre të ashpërsohet kundrejtë jush, dhe mos të ketë kush t’ju dal në mbrojtje; atëherë të ndëruar, mos u anëkoni dhe mos e qani më fatin tuaj, sepse ju e merituat atë.
Unë sikur gjithë vitin pandërprerë të shkruaja me fuqinë e lapsit tim, zëri dhe shkrimi im do të ishin të dobët dhe nuk do dëgjohej aqë fuqishëm. Ndërsa, zëri i një njeriu në Kuvendin e Kosovës që do të dilte në mbrojtjen e të drejtave tuaja, do të ishte shumë më i fuqishëm e më përques. Andaj, jipjuni besimin dhe votën atyre që kërkojnë t’i përfaqësojnë vlerat e juaja identitare, bëjeni këtë duke votuar partinë e cila doli nga mesi juaj.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Gen Kelmendi, Opinione