Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Letra e çamëve drejtuar ministrit Mithat Frashëri

Prizren Post | 10:11 - 22.02.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Më 31 tetor 1923, 22 përfaqësues të krahinave të ndryshme të Çamërisë (Margëlliçit, Filatit, Paramithisë, Gumenicës) i kërkonin qeverisë shqiptare të ndërhynte pranë qeverisë turke për të mos pranuar në Turqi shqiptarë të mashtruar nga propaganda e klerikëve të shitur.

Letra e çamëve drejtuar ministrit Mithat Frashëri:

“Athinë, 31 tetor 1923

Vendimi i paqes në Lauzan për përjashtimin e shqiptarëve nga ndrim i njerzvet gëzoj gjithë popullin Çam.

Qeveria Greke, pas nomit të ndrimit ndaloj shitjen e niqasjen nga gjithë myslimanët pa ndarë shqiptarët, të cilët s’janë në këtë nom. Kërkuam nga qeverria përjashtimin t’onë nga ky nom me që jemi shqiptarë e për këtë duhet të jemi të lirë si dhe të tjerët. Mbi këtë, qeverria dha një urdhër që myslimanët e Çamërisë të deklarojnë zyrtarisht racën t’onë (duke) mare parasysh që të gjithë Çamët flasin vetëm shqip. Çamërit vrapuan të deklarojnë racën e vërtetë të tyren, po si u pa ky sulm, dolli Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqirjaj dhe ish Myftiu i Gumenicës Halil Hilmiu duke gënjyer popullin që mos të rrëfejnë se janë shqiptarë se kush të thotë shqiptar e të mbetet këtu, greku do i djegij dhe na që do të vemi në Turqi do marrim pallate e shumë mallra që ne mot mot do bëhemi miljonerë duke dhënë në besën përpara e shtrëgimet e qeverisë me nomin e ndrimit zunë njerëzia të ftohen.

Me këshillat q’u dhanë popullit të paditur se këto që u thanë hoxhët janë propagandë për të përzënë Çamët nga vatrat e tyre. Na që do të mbetemi do rojmë më të lirë se sa kemi rojtur dhe gjithë të drejtat tona dot na mbrohin nga Lidhja e Kombeve e cila ishte e detyruar për këtë që të mbrojë të drejtat e pakicave që rojnë nënë shtete të huaja qe më këto njerëzia zuri të kuptojë të drejtën veç ata që janë muhaxhirë që sot.

Mësojmë që se tanë q’erdhi komisioni Turk në Athinë për të vënë në zbatim nomin e ndrimit, të përmëndurit Mehmet Zeqirjai e Halil Hilmin erdhën në Athinë si Komisjon të dërguar nga Çamëria që të gënjejnë turqit se Çamët duan të venë në Turqi që për këtë komision kemi protestuar më telegram ndanë qeverrisë greke si dhe komisjonin që të mos mirren parasysh ankimet e këtyre se nukë përfaqësojnë gjithë popullin Çam veç një pakicë që janë sot refygjat pa mall veç nga një kalive që kanë, dhe dy të përmëndurit nuk dijnë nga janë të paguar ose më mirë s’mundin të rrëfejmë.

Për këtë lutim qeverinë Shqiptare që një or’ e më parë të marin anë ndanë qeverrisë Angorës që të mos meren parasysh e në bisedim propagande e të tillëvet se si këta kanë prishur dhe Turqinë akomi dhe Çamët s’janë dhe një popull i përparuarë më mjeshtri, bujqësi etj. që Turqisë të sillen mirësin e vendit, veç prishen e Çamëris dhe humbjen e enteresës s’onë për kohën e pritme për këtë s’kemi dushim që qeverria Turke jo që nuk do pranojë të tilla ankime por edhe do t’na ndihmojë për qindrimin t’onë në vendin ku kemi lindurë.

Prandaj Z. Ministër lusim prapë qeverrinë shqiptare që sa më shpejt të mirni çapat miqësore ndanë qeverrisë Turke për shpëtimin e Çamërisë e të mjerit popull Çam të paditur…”

“Çështja Çame- Mid’hat Frashëri Ministër Fuqiplotë, Athinë (1923-1926)” Luan Malltezi & Sherif Delvina, Tiranë, 2013.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company