Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Libia, shteti i 103-të që njeh pavarësinë e Kosvës

Prizren Post | 21:46 - 25.09.2013

Prishtinë, 25 shtator – Libia është shteti i radhës që njeh pavarësinë e Kosovës. Si raporton KTV, lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Libia e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi.

Libia është shteti i 103-të që e njeh shpalljen e pavarësisë së vendit tonë.
Në një njoftim të mëvonshëm nga Kryeministria, thuhet se kryeministri Thaçi në New York ka takuar kryeministrin e Libisë, Ali Zeidan, i cili edhe ia ka konfirmuar njohjen. Në njoftim thuhet se dy kryeministrat janë pajtuar që në një të ardhme të afërt Kosova dhe Libia të themelojnë misionet diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët.


Arivisti Company