Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ligji për partitë politike, shpresojmë të eliminon të korruptuarit

Prizren Post | 10:45 - 22.09.2016

Prishtinë – Përveç rolit në demokratizimin e brendshëm dhe në rritjen e transparencës, ligji për partitë politike do të kontribuonte edhe në eliminimin e të korruptuarve dhe atyre që kanë probleme me rendin ligjor.

Kështu kanë deklaruar për “Epokën e re”, ish-anëtarët e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Fadil Maloku, Blerim Burjani dhe Florian Dushi.

Ata kanë thënë se Ligji për partitë politike është i domosdoshëm, pasi në mungesë të tij, partitë politike po vazhdojnë të jenë mbi shtetin, raporton Telegrafi.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka bërë me dije për ‘Epokën e re’, se aktualisht nuk është në agjendë hartimi i këtij ligji.


Arivisti Company