Limaj u takua me ambasadoren e Belgjikës


E hënë, 23 Qershor 2014

Ambasadorja e Belgjikës, Anick Van Calster ka takuar gjatë gjithë ditës liderët e partive politike në Kosovë, e po ashtu edhe liderin e partisë më të re në vend Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ambasadorja Calster bashkë me një delegacion të ambasadës së Belgjikës, ka dëgjuar prej Fatmir Limaj versionin e tij për situatën politike në Kosovë, zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe për planet e ardhshme të NISMËS për Kosovën.

Në një njoftim të kësaj partie thuhet se, kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj e ka njoftuar ambasadoren Van Calster për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për rolin e NISMA për Kosovën në zhvillimet politike të vendit, po ashtu edhe për marrëveshjen e arritur mes partive opozitare për qeverisjen e ardhshme të vendit. Limaj foli edhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në skenën politike të Kosovës, tani dhe në të ardhmen”, citohet t’u ketë thënë Limaj delegacionit të ambasadës belge në Kosovë./rtk/

Etiketa: ,