Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Liverpooli interesohet për lojtarin e Arsenalit

Prizren Post | 11:45 - 29.12.2016

Liverpool është duke u përgatitur që të bëjë ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.

Sipas asaj që shkruan Sky Sports, The Reds janë duke menduar që të bëjnë ofertë për 23-vjeçarin që vazhdon të mbetet jashtë skuadrës së parë të Arsenal.

Forma e mirë e treguar se herë që është futur në lojë ka bërë që Liverpooli të mendoj për transferimi e djaloshit që në janar.

Anglezi ka kontratë deri në vitin 2018, por Liverpooli po mendojnë që t’i bëjnë ofertë që tani.

Sanchez, Ozil dhe Iwobi po kalojnë formë të mirë dhe kjo ka bërë që mesfushori të mos preferohet shumë.


Etiketa:
Arivisti Company