E shtunë, 1 Korrik 2023
Liverpool ka konfirmuar emrat e njëmbëdhjetë lojtarëve që do të largohen nga klubi si të lirë.
Jurgen Klopp po kërkon të riformësojë skuadrën e tij Reds pasi ata përfunduan në mënyrë zhgënjyese në vendin e pestë në Ligën Premier sezonin e kaluar.
Një grup kryesor i yjeve të besuar të ekipit të parë të gjermanit janë në largim e sipër, megjithatë, me Reds që përgatiten t’i thonë lamtumirën një grupi që luajti gjatë sezonit të famshëm kur triumfuan në Ligën e Kampionëve në 2019-ën.
Një nga lojtarët që largohet në transfertë të lirë është një mesfushor me përvojë, i cili ka luajtur 857 herë gjatë karrierës së tij.
Një tjetër yll është një sulmues brazilian i cili ka fituar shtatë trofe me klubin që kur u bashkua nga Hoffenheim në 2015.
James Milner, Roberto Firmino, mesfushori Naby Keita dhe ish-ylli i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain janë gati të largohen këtë verë, duke i dhënë fund qëndrimit të tyre afatgjatë në Anfield.
Keita luajti 129 herë pas pesë sezonesh që kur u bashkua nga Leipzig, ndërsa Oxlade-Chamberlain luftoi me lëndime dhe rotacion, por megjithatë arriti 146 dalje, shkruan Telegrafi.
Lista e lojtarëve të larguar:
Roberto Firmino
James Milner
Naby Keita
Alex Oxlade-Chamberlain
Jack Bearne
Liam Hughes
Charlie Hayes-Green
Oscar Kelly
Fidel O’Rourke
Oludare Olunfunwa
Iwan Roberts.
Etiketa: Liverpool, Premier League, Transferimet