E mërkurë, 2 Gusht 2017
Në New York ka filluar një varg takimesh të ndara me përfaqësues të përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së. Në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.
Kryesisht bisedat janë përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e që pritet të votohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme në shtator.
Dje ministri Hyseni, i shoqëruar edhe nga shefja e Misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin Elbio Rossi, pastaj me ambasadorin e Etiopisë Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, Masud Bin Momen, dhe me ambasadorin e Senegalit, Fode Seck.
Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Etiketa: Aktuale, interpol, Kosova