Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lojë e fortë në ‘El Clasico’, triumfon Barcelona

Prizren Post | 21:03 - 26.10.2013

Barcelonë, 26 tetor – Barcelona ka fituar ‘el Clasicon ‘ e 165 të La ligas me rezultat 2:1, por duhet theksuar se edhe po të fitonte Reali, nuk do të ishte ndonjë padrejtësi e madhe, pasi që në këtë ndeshje, plotë dinamizëm, aksione të shpejta, goditje në drejtim të të dy portave, edhe mbretërit luajtën mirë, madje shumë mirë, patën shanset e tyre dhe treguan se janë rivalë të denjë të Barcës.

Duhet thënë se në gjysmën e parë, në të cilën dominonte në posedim skuadra vendase, rastet nuk reshtën nga të dyja palët, porse ishin katalunasit ata që shënuan.

Lojtarët e ekipit katalunas që në minutën 19, nëpërmjet sulmuesit brazilian Neymar kaluan në avantazh 1:0.

Ndoshta goli i shënuar , bëri që Barça megjithatë për disa nuanca të vlerësohet paksa më shumë në pjesën e parë të këtij derbi.

Në vazhdim të ndeshjes te dyja ekipet krijuan raste por, deri tek goli i dytë i ‘blaugranave’ u luajt bukur gjatë. Gjatë kësaj kohe portierët e dy ekipeve e kishin fjalën kryesore. Ata me pritjet e tyre të suksesshme bën që rrjetat të heshtin.

Kur lojtarët madridlen morën iniciativën në ndeshje, kampionët spanjoll realizuan edhe golin e dytë, atë të fitores me rezultat prej 2:0 me anë të sulmuesit kilian Alexis Sanchez, i cili parabolloi portierin madridlen në minutën e 78-të të sfidës.

Pak caste para përmbylljes së ndeshjes, përkatësisht në minutën 90 ‘mbretërit’ realizuan gol me anë të sulmuesit Jese, për të zvogëluar reaultatin në 2:1, që ishte njëherësh edhe rezultat përfundimtar i këtij derbi të madh.

Pas dhjetë xhirosh, lideri Barcelona numëron 28 pikë gjashtë më shumë se Real Madridi që gjendet në vend të tretë.


Etiketa:
Arivisti Company