Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lufta e komandantëve

Prizren Post | 10:11 - 13.03.2016

Ish-komandantë të UÇK-së ka disa ditë që kanë kthyer “tytat” kundër njëri-tjetrit duke shkëmbyer akuza për vrasje, sabotim, tradhti e pabesi gjatë luftës së fundit. Në diskursin dhe polemikat e tyre kanë futur edhe Adem Jasharin dhe familjen e tij.

Megjithëse emri i tyre po përdoret, familja Jashari ka zgjedhur të heshtë. Por me rastin e Epopesë së UÇK-së ata kanë shprehur keqardhje që 17 vjet pas luftës Kosovës po i hapen plagë të panevojshme. Sebep për rikthimin e debatit për luftën u bë zgjedhja e ish-drejtuesit të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, në krye të Presidencës së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Protagonistë dhe njohës të rrethanave të funksionimit të UÇK-së kanë thënë se akuzat e fundit dëshmojnë që “motivet e komandantëve nuk ishin idealet për liri dhe pavarësi, por interesat personale”.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Ramiz Lladrovci, Rexhep Selimi, Gani Geci, janë futur në një luftë virtuale për të bëmat e tyre gjatë periudhës së luftës. Njëri-tjetrin kanë akuzuar për tradhti e vendosje kurthesh, me qëllimin që disa luftëtarë t’i eliminojnë edhe fizikisht. Gjithçka rrodhi nga Kuvendi i Kosovës, në seancën ku Hashim Thaçi u votua për president…


Etiketa:
Arivisti Company