Luftë për pushtet apo…


E shtunë, 10 Dhjetor 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

Fushata politike në Maqedoni po hynë fazës së saj më dinamike ku çdo parti shqiptare tenton të jap gjithçka nga vetja, “por” me çfarë mendime dhe apetite i japin zor agjendës së fushatës si ata të pozitës ashtu edhe ata të opozitës, mbetet të shihen pas 11 dhjetorit.

Kam frikën se partia në pushtet gjithsesi do të humb një pjesë të mirë nga votat e elektoratit të saj si ndëshkim merritor popullor. Shpresojmë se do ta merrë leksionin e duhur pozita nga elektorati, ngase më nuk do të peshtjellet në euforin e skaduar të “pushkës” duke anashkaluar Kauzën Kombëtare e të permbyll ate mbi kauzën personale të mbushur me EGO vetjake, siç bëri deri më sot.

Kurse këshilla ime për pretenduesit opozitar politik debitues është; që të kenë kujdesin më të madh nga leksioni i oponentit të tyre pozitar se si nuk duhet të veprohet gjatë mandatit të besuar me keqpërdorim të pushtetit.

Partitë politike shqiptare duhet ti largohen klishe-zhargonëve me përmbajtje demagogjie duke ngulitur në kokat e tyre fortë se, Vota jepet për të mirat Personale, e jo për të Mirat Kolektive!

…George Pompidou thotë; “Njeriu i pushtetit, është politikan i cili e ka vendosur veten në shërbim të popullit. Kurse politikan, është ai cili popullin e ka vendosë në shërbim të njeriut të pushtetshëm”!

Brengosem se, Nëse ndodh që edhe opozita politike të kaplohet në eufori të lakmisë për pushtet nën moton; “ti tërhiqu, unë të hyj” e të bëjë vetëm ndërim “kolltuqesh”, atëherë do të futen në terrin politik komplotiste duke krijuar krimogenumin më të madh mbi këtë popull duke u fokusuar në grabitjen e të mirave popullore me anashkalim të skajshëm të interesit të tyre legjitim, si gjithnjë.

Politika e dështuar deri më sot është munduar të bind brezin e ardhshëm me retorik banale se, arsimimi është çelësi i suksesit, kur ndërkohë jemi të rrethuar prej të diplomuarve të varfër dhe kriminelëve të pasur politik.

Mendimi im është që të gjithë subjektet politike shqiptar pozit / opozit të bashkohen dhe të takohen mbi të gjithë në ‘’Kauzën Kombëtare’’ duke u larguar nga dëshirat për pushtet partiak duke këmbngulur njëherë e përgjithmon në Ridefinimin Buxhetor dhe mbi Federalizimin Brenda Shtetëror të Maqedonisë me palën sllave si shtet binacional dhe bilinguistik, ndryshe rrezikojmë të dështojmë politikisht dhe ekonomikisht më keq se sot, padyshim!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Të fundit