Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Luis Suarez ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me Barcelonën.

Prizren Post | 02:45 - 16.08.2014

Sulmuesi uruguajan, i cili nuk mundi të përfitonte ndonjë ulje dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke mbetur në fuqi dënimi me 4 muaj larg futbollit dhe 9 ndeshjet me kombëtaren për shkak të kafshimit në Botëror ndaj Chiellinit, ka mundur të tolerohet vetëm në aspektin e stërvitjes.

Tashmë ai mund t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit katalanas dhe të stërvitet me ta, edhe pse do të duhet ende kohë (diku nga java e 10 e kampionatit spanjoll) që Suarez të zbresë në fushë për blaugranat.

Uruguajani mbërriti në Ciutat Esportiva rreth orës 8 e 15 të mëngjesit dhe në 9 e 30 u vu në gatishmëri të trajnerit Luis Enrique. “Jam i lumtur që ndihem tashmë një lojtar i Barcelonës”, ka thënë ai.

“Jam i lumtur që qëndroj në krah të shokëve të mi dhe të jem ndihem sërish një futbollist – tha ai pas stërvitjes. – Mezi po pres momentin që të luaj sërish. Ishte një situatë që më vuri me shpatulla pas murit, po paguaj një gabim që e kam bërë vet e për të cilin kam kërkuar edhe falje. Tani do të pres momentin për t’u rikthyer të luaj, të ndiej kontaktin me tifozët dhe të provoj ndienjën e të luajturit në një stadium si ‘Camp Nou’. I jam shumë mirënjohës klubit për gjithçka ka bërë për mua gjatë javëve të fundit”.


Etiketa:

Bëni një koment