Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lulzim Kabashi befason me 5 mijë vende të punës për Prizrenin!

Prizren Post | 00:21 - 15.10.2017

Prizren – Salla e sporteve në Prizren ishte mbushur të shtunën me plot përkrahës të kandidatit për Kryetar nga AAK’ja, Lulzim Kabashit. Ky i fundit ka thënë se premtimi kryesor i tij është punësimi i pesë mijë qytetarëve. Ka thënë se është i gatshëm të realizojë edhe premtimet tjera në bujqësi, sport e shëndetësi. Për projektet e Kabashit ka fol edhe Kryeministri Haradinaj. Ka thënë se do të jetë në krah të Kabashit në realizimin e zotimeve për katër vitet e ardhshme.

Ramush Haradinaj e ka shpjeguar se pse duhet të jetë Lulzim Kabashi Kryetar i Prizrenit. Ka thënë se ky qytet ka shumë probleme derisa zgjidhjet më të mira i ka kandidati i AAK’së. Kryeministri ka thënë se Kabashi e ka përkrahjen e tij të plotë për gjithë projektet e prezantuara prej atyre për bujqësi e deri te projektet që lidhin Prizrenin me vendet Shqipërinë.

“Do të jemi bashkë”, ka premtuar Haradinaj, kur ka folur për projektet e Prizrenit.

Në sallën e mbushur plot me simpatizantë, Kabashi ka thënë se do të realizojë pretimin për pesë mijë vende të reja pune.

“Jam i gatshëm të mbaj premtimet”, ka thënë Kabashi.

Ai ka thënë se fushat kryesore ku do të investojë në katër vitet e ardhshme në Prizren janë: Bujqësia, arsimi, shëndetësia…

Kabashi ka premtuar ndërtimin e gjashtë çerdheve për fëmijët e Prizrenit.

Kandidati i AAK’së ka premtuar edhe rikthimin e kalldrëmit në Prizren dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

“T’iu sigurosh ujë, parkingje, shtigje për ecje, trotuar, ashensorë, kuzhinë popullore… jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm t’i realizoj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se beson në përkrahjen e Kryeministrit Haradinaj në realizimin e projekteve për Prizrenin.

“Prizreni ka nevojë për një Zot Shtëpie”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se po punohet intensivisht për të rritur zhvillimin ekonomik.

“Nuk guxon Kosova me diskriminu qytetarin as në spital e as në gjykata. Kosova do të jetë e gjithë qytetarëve”, ka thënë ai.

“Më 22 tetor, unë besoj se njeriu më i duhur është në numrin 50. Është Lulëzim Kabashi”, ka shtuar ai.

Prizreni ka nevojë për dikë që i kryen punët e Prizrenit. Që i zgjidhë problemet e Prizrenit. Ai njeriu është Lulezim Kabashi.

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj, ka falënderuar gjithë prizrenasit për punën që kanë bërë.

“Sot jemi në Prizren për me rikonfirmue. Përcaktimi ynë është serioz. Kryetari Lulzim Kabashi e ka seriozisht. Ashtu siç po punojmë në nivel nacional seriozisht. Jam thellë i bindur se serioziteti i Kryetarit Kabashi”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se zotimet e Lulzim Kabashit do të bëhen realitet për shkak se janë nevoja të qytetarëve.

“Lulzim Kabashi e ka parasysh punët që e presin. “Edhe unë Ramush Haradinaj jam në numrin 50 në Prizren dhe e kërkoj votën e juaj”, ka shtuar ai.


Etiketa:
Arivisti Company