Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lunacek: Serbia do ta njohë Kosovën

Prizren Post | 10:35 - 07.03.2016

Lunacek ka përmendur edhe faktin se serbët janë të përfaqësuar në Qeverinë e në Kuvendin e Kosovës.


ëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, është shprehur se Serbia duhet ta njohë Kosovën, teksa ka shtuar se Serbia është e vetëdijshme se Bashkimi Evropian, pas rastit të Qipros, nuk do të pranojë më asnjë shtet anëtar që nuk i ka kufijtë e definuar.

Kur ka folur për integrimin e serbëve, Lunacek ka përmendur edhe faktin se serbët janë të përfaqësuar në Qeverinë e në Kuvendin e Kosovës.

“Madje e ndihmuan Hashim Thaçin të zgjidhet President i Republikës së Kosovës, duke i siguruar kuorum”.

Në një intervistë dhënë Kuririt të Beogradit, ajo ka folur edhe për liberalizmin e vizave, duke thënë se kjo duhet të bëhet sa më shpejt për Kosovën, duke nënvizuar se është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim vizash, përcjell Koha.net. Por një çështje tjetër që prek Lunacek është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Lunacek për Asociacionin thotë se duhet të zbatohet si Marrëveshje e arritur në Bruksel mes Prishtinë dhe Beogradit. Ajo ka thënë se gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për këtë marrëveshje duhet të përfshihen në formulimin e Ligjit dhe Statutit.

Lunacek ka marrë një shembullin e UNESCO-s kur ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka thënë se refuzimi i UNESCO-s vitin e kaluar e thekson bllokadën politike të vazhdueshme që Serbia i bën Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kjo shkelje sistematike e parimit të fqinjësisë së mirë dhe qëllimit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve e vë dialogun në rrezik”.


Etiketa:
Arivisti Company