LVV propozon përcaktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, opozita kërkon heqjen e TVSH-së


E enjte, 30 Qershor 2022

PRISHTINË – Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është e rëndësishme që Kuvendi të trajtoj me seriozitetin rritjen e çmimeve që prekin secilin qytetarë, shkaqet dhe pasojat dhe të propozojmë masa të cilat të zbatuara nga Qeveria e lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Angazhimi i Kuvendit në një situatë hipotetike ku kemi pozitë e opozitë të përbashkuar për të dalë matanë fitues nga pasojat e lartpërmendura nuk është aktualitet në Kosovë, aktualisht opozita në Kuvend bojkoton angazhimin konstruktiv në procesin e votime në seanca plenre, dhe ka ide që nuk kontribuojnë në stabilitetin financiar të vendit dhe nuk lehtësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila tutje ka shtuar se kriza në sektorin energjetik u përkeqësua për shkak të involvimit të sistemin të drejtësisë në punën e rregullatorit.

“Diskutimi i sotëm ka dy propozime nga LDK, e para reduktimi i akcizës dhe TVSH për derivate për tre muaj me mundësi zgjatje për tre muaj tjerë, e dyta zgjerimi i listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së me mundësi për tre muaj varësisht prej zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nëse reduktohet TVSH-ja, sipas kërkesës së opozitës, të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës do të ndikohen dhe do të ketë ulje dhe më pak të hyra për fondet për shpërndarje.

Ditë më parë, Qeveria miratoi një udhëzim administrativ për t’i rregulluar çmimet e derivateve duke përcaktuar marzhën e fitimit për bizneset. Kusari-Lila tani ka thënë se “në këtë kohë krize, grupi i VV-së propozon të iniciojë projektligjin për përcaktimin e fitimit për produktet bazë”.

Ajo ka kritikuar opozitën për rrëzim të marrëveshjes ndërkombëtare për projektin e reformës në skemën sociale. Sipas saj, do të ketë efekt negativ te kjo kategori, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , ,