Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

MacBook Pro i ri vjen me Touch ID?

Prizren Post | 13:47 - 26.05.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Apple pritet të sjell versionin e ri të MacBook Pro në tremujorin e katërt të këtij viti, ndërsa thuhet se laptopi më i ri i Apple do të jetë i integruar me dizajn dhe inovacione të reja.

Sipas KGI Securities, Apple do të lansoj laptopin e ri MacBook Pro në pjesën e fundit të këtij viti i cili do të ketë të integruar pjesën e ndjeshme në prekje në anën e sipërme të tastaturës.

Në modelin e ri pritet të jetë funksionalizuar edhe Touch ID, që mundëson qasjen në laptop përmes prekjes me gisht.

Këto risi pritet të jenë të integruara në modelin 13 dhe 15”, që do të kenë të përshtatura edhe USB C dhe Thunderbolt 3.

Përpos këtyre dy modeleve, Apple pritet të lansojë edhe modelin 13” Macbook që do të jetë i ngjashëm me modelin 12” Retina Macbook.

Lansimi i këtyre pajisjeve pritet të bëhet në shtator apo tetor të këtij viti, në kohën e njejtë me lansimin e modelit të ri të iPhone.


Bëni një koment