Macron përmes Kadaresë rizgjon Lozhën Franceze të Tiranës


E martë, 17 Tetor 2023

Autor: Kreshnik OSMANI

Dekorimi i Kadaresë nga Macron si rizgjimi i Llozhës Franceze qe sundon Tiranën ka 80 vjet!

Si një njeri i shkolluar në oaze kulturore, politike dhe filozofike frankofile dhe frankofone, tentova të lexoj me kujdes edhe nëntekstin e dekorimit në Tiranë nga Presidenti Francez Emanuel Macron, të shkrimtarit të famshëm shqiptar Ismail Kadare me urdhërin më të lartë francez, Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.

Presidenti Francez është përfaqësuesi i vendit që ka prodhuar elitat politike të Shqipërisë, nga Enver Hoxha, e deri tek pjesa kryesore e elitave politike të post tranzicionit. Edi Rama erdhi nga Parisi me thonj të paprerë sic thoshte lideri historik socialist Fatos Nano, ndërsa Sali Berisha shkoi u strehua në Paris kur e ndëshkuan amerikanët dhe z. Blinken me Non Grata, pavarësisht se francezët nuk e mbuluan dot.

Unë jam një evropian i dashuruar me Parisin, Londrën, Vjenën, Romën dhe me të gjithë botën, pasi kam identitet kulturor kompleks, ashtu sic jane identitetet ne thelb. Jam ilir në origjinë, shqiptar në kombësi, europian ne kulture, musliman në religjion dhe universalist në princip, që nuk beson kurrë, se zoti Kadare ka luftuar me komunizmin edhe pse besoj fuqimisht se Ismail Kadare është një gjeni i letrave dhe një mendje shumë e hollë e kalibrit botëror.

Vlerësimi i Ismail Kadaresë nga Emanuel Macron, me titullin më të lartë në zemër të Tiranës, pasi mund ta kishte bërë këtë ceremoni edhe në Paris, është përgjigje e Macron për ata që e penguan Kadarenë të marrë Cmimin Nobel, pikërisht sepse nuk besuan kurrë se ai kishte qene kundër Komunizmit dhe Enver Hoxhës diktatures me te eger qe mund te kete njohur njerezimi.

Emanuel Macron rindezi fuqimisht motorët e Llozhës Franceze të Tiranës sonte, ose për të ruajtur aksionet e Parisit në Tiranë, ose për të bërë gati zëvendësimin e Amerikës, pasi ajo të humbasë lidershipin e botës, sic ka dëshirë edhe z. Macron dhe sic punon cdo ditë që Amerika të bjerë sa më shpejt, dhe Europa të jetë nën sundimin e aksit Berlin-Paris nese merren vesh edhe keta si ish armiq te vjeter. Deri sa të kuptojmë nervin e kaubojsave të Uashingtonit dhe planin e tyre për shqiptarët dhe Ballkanin, nuk na mbetet asgjë tjeëtr përvecse ta urojmë Kadarenë dhe ti themi zotit Macron me liri prej parizienësh se zoti Kadare është një gjeni i letrave, që nuk ka qenë kurrë antikomunist.

Jete te gjate z. Kadare dhe urime, nderkohe qe kaubojsat vezhgojne me kujdes dhe bejne sikur nuk e kane mendjen aty!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: