Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Macron rrëzon shpresat e Londrës për një marrëveshje

Prizren Post | 14:59 - 22.08.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PARIS – Vetëm disa orë pasi Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ngrohu shpresat e Britanisë së Madhe për Brexitin me premtimin se brenda 30 ditësh do të përgatisë një plan për çështjen e kufirit irlandez, Franca e ktheu diskutimin sërish në pikën zero.

Shefi i Elizesë, Emanuel Macron i rrëzoi pritshmëritë e Londrës për një marrëveshje duke deklaruar hapur se nuk do të ketë rinegocijim të paktit.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson kërkon që të hiqet dorë nga i ashtuquajturi “backstop“, i cili synon të parandalojë një kufi fizik irlandez pas Brexitit-të, me qëllimin të shmanget në këtë mënyrë një shkëputje e Anglisë nga BE-ja pa marrëveshje.

Pas takimit me Shefin e Ekzekutivit britanik të mërkurën, Merkeli theksoi se i ka kërkuar Britanisë së Madhe “qartësi absolute” mbi marrëdhëniet e ardhshme pas Brexitit, mes Londrës dhe Bllokut Europian.

Por dritarja që la hapur Kancelarja gjermane, po mbyllet nga Macron. Marrëveshja e negociuar nga Brukseli dhe ish-kryeministrja britanike, Theresa May u rrëzua tre herë radhazi në parlamentin britanik.

Kryeministri Johnson e ka bërë të qartë se vendi i vet e dëshiron largimin me një ujdi të rinegocijuar, por sipas tij, edhe nëse kjo nuk ndodh Britania do të largohet gjithsesi nga Bashkimi Europian në 31 tetor, bën të ditur TCH.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company