MAJLINDA KELMENDI NUK GARON NË KAMPIONATIN BOTËROR


E enjte, 27 Gusht 2015

20150823163512826620

Kampionia e botës në xhudo, Majlind Kelmendi nuk do të garojë në Kampionatin Botëror që nis nesër në Astana.

Trajneri i Majlindës, Driton Kuka përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë më dije se kampionia e botës nuk do të jetë pjesë e Botërorit. Sipas Kukës, Kosovën në Astana do ta përfaqësojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
“Sot kemi arrit në Astana ku mbahet Kampionati Botëror. Sot mora vendim që Kampionia e dyfishtë Botërore mos të garoj në ketë garë. Majlinda sot dukej e mërzitur, sepse të tillë janë kampionët e mëdhenj, të cilët dojnë që të japin gjithmonë maksimumin, por ajo do përgatitet për Lojëra Olimpike, ku presim që të plotësoj të vetmen medalje që ende nuk e ka ne koleksionin e saj. Sivjet Majlinda pati se pari lëndimin e gjurit e kohët, e fundit të shpinues, prandaj performanca e saj sipas meje s’ka qenë ende në nivel për Botëror. Në gara do marrin pjesë Nora Gjakova 57 kg dhe Distria Krasniqi 52 kg. Besoj që do luftojnë dhe performojnë ashtu si duhet , ka shkruar Kuka.