Makolli: Janë 35 të lënduar, asnjë s’është në rrezik për jetë


E shtunë, 19 Korrik 2014

rtklive01421907201445

Ministri Ibrahim Makolli ka treguar se janë gjithsejtë 35 persona të lënduar prej tyre vetëm gjashtë pak më rëndë. Ai ka thënë se është duke bërë përpjekje për të shkuar në vendin e aksidentit, në Rudare të Prokuples.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti i autobusit nga Kosova ka shkuar edhe një zyrtar nga Kosova.

Makolli ka treguar se sipas informatave që ka deri më tash, janë 35 persona të lënduar, prej tyre 6 pak më rëndë.

Mirëpo, ai ka thënë se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Jam duke bërë përpjekje për të shkuar në vendin e ngjarjes. Jam në kontakt me zëvendës udhëheqësin e Zyrës në Beograd, i cili është momentalisht në Prokuple. Më ka njoftuar për gjendjen e tyre e cila është stabile dhe nuk ka ndonjë që është i rrezikuar për jetë. Shumica janë kthyer dhe atje kanë mbetur edhe disa pacientë që kanë marrë lëndime më të rënda.

“Gjashtë janë të lënduar pak më rëndë dhe janë duke u trajtuar. Gjithësejt, janë 35, sipas informatave që kemi ne. Megjithatë, unë po marrë për cdo moment informata të reja dhe prej mëngjesi jam duke bërë përpjekje të shkoj vet”, ka shtuar ai.