E diel, 11 Qershor 2023
Manchester City e ka fituar për herë të parë në histori të tyre Ligën e Kampionëve, pasi në finale e mposhti Interin me rezultat 1-0.
Interi ia doli të mbahej mirë, përkundër një dominimi të lehtë nga skuadra angleze, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte pa gola.
Por, 45 minutat e dytë kishin një pamje tjetër, pasi dy skuadrat tentonin që sa më parë të kalonin në epërsi.
Në minutën e 68-të, Manchester Cityt ia doli të kalonte në epërsi nga një aksion që nuk pritej fare, pasi nga një harkim i Bernardo Silvas u krijuar një tollovi, ndërsa Rodri që ishte i lirë e futi topin në rrjetën e Interit.
City ia doli të mbante këtë epërsi deri në fund, për të ngritur për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve, në finalen e tyre të dytë në këtë kompeticion.
Manchester Cityt bëhet skuadra e dytë angleze që fiton tripletën, pas ekipit të Manchester United në vitin 1998/99, duke e ranguar vetën tani në një klub elitar në skenën e futbollit botëror pas këtij suksesi.
Etiketa: Aktuale, Champions League, Istanbul, Manchester City