Maqedoni, kandidatët për president me sigurim 24 orë


E mërkurë, 19 Mars 2014

Shkup, 19 mars- Me fillimin e fushatës zgjedhore nga e hëna kandidatët për president do të shoqërohen me sigurim 24 orë që sipas Rregullores duhet ta garantojë MPB.

“Deri tani njëri prej kandidatëve ka kërkuar sigurim derisa për presidentin aktual, MPB më ka sigurim përkatës”, thotë ministrja Jankullovska.

Nëse partitë të cilat me kandidatët e tyre marrin pjesë në zgjedhje duan që të angazhojnë Agjencione shtesë e private do të duhet të konsultohen edhe me ministrinë.

Sipas rregullores së MPB-së kandidatët do të duhet të shoqërohen nga tre truproja, por pa vetura. Për vetura duhet të sigurojnë vet partitë e kandidatëve./zhurnal/

Etiketa: ,
Të fundit