Maradona: Messi, a je argjentinas apo suedez?!


E mërkurë, 15 Korrik 2015

Diego Maradona ka kritikuar yllin argjentinas, Lionel Messi.

“Kemi futbollistin më të mirë në botë kur luan për Barcelonën. I shënon katër gola Sosiedadit dhe më pas vjen në kombëtare dhe as nuk e prek topin. A je argjentinas apo suedez?”, ka theksuar Maradona duke iu referuar Messit. Ai këto komente i bëri pasi e përcolli prezantimin e Carlos Tevezit në Boka Juniors. Maradona ishte tejet i lumtur që Tevez u rikthye në shtëpi dhe entuziazmin e tij e shprehu edhe nëpërmjet një transparenti në të cilin shkruante ‘Faleminderit që u riktheve Carlitos’.

Etiketa: ,