Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Markoviç, kryespiuni që po bëhet kryeministër i Malit të Zi

Prizren Post | 19:20 - 26.10.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Podgoricë – Gjukanoviç cakton njeriun e shërbimeve sekrete për të drejtuar qeverinë e re të Malit të Zi.

Partia Demokratike e Socialistëve ka mandatuar Dushko Maroviçin, një 58-vjeçar që është një nga më të besuarit e Milos.

Jurist me profesion, Markoviç ka qenë që nga pavarësia e Malit të Zi si dora e fortë e shërbimit të fshehtë të shtetit të ri.

Puna më e fundit e Markoviçit është pikërisht kapja e grupit që kishte synim të shkaktonte trazira dhe të merrte peng kryeministrin Gjukanoviç.

Markoviç, karrrierën e ka nisur si drejtues vendor i komunës malore të Majkovacit në kufi me Serbinë.

Por Milo-ja e ka marrë pranë vetes që në vitin 1991 kur e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të qeverisë dhe prej atëherë e ka vënë në poste “hije” por shumë të rëndësishme, që praktikisht i kanë ruajtur lëkurën kryeministërit të shumësulmuar të Malit të Zi.

Në vitin 2005, Dusho Markoviç emërohet si Drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe prej atëherë ai u kthye në zyrtarin më të “frikshëm” të vendit dhe njeriu që ruan sekretet e politikës dhe botës së krimit.

Është njeriu që ka ruajtur ekuilibrat e brishtë gjatë periudhës së pavarësimit dhe zyrtari që paralajmëroi për rrezikun rus.

Markoviç duket se do të drejtojë një kabinet që të ekzekutojë atë që ka ditur dhe që i ka raportuar shefit të tij.

I mandatuari për kryeministër që prej vitit 2010 , ai është krahu i djathtë i Gjukanoviçit në qeverinë e tij si zv.kryeministër për çështjet e Sigurisë dhe Politikës.

Mediat malazeze e kanë komentuar këtë hap të Gjukanoviçit jo si një largim përfundimtar por si një mënjanim të përkohshëm. /tesheshi/


Arivisti Company