E diel, 27 Nëntor 2022
Maroku ka shënuar fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Përfaqësuesja afrikane ka befasuar të gjithë me një fitore ndaj belgëve në takimin e zhvilluar në Al Thumama Stadium.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të belgëve, por edhe marokenët patën rastet e veta.
Maroku e gjeti golin në minutën e fundit të pjesës së parë, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim baras 0-0.
Goli i parë për Marokun erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Abdelhamid Sabiri, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.
Deri në fund, Belgjika provoi ta barazojë rezultatin, por përsëri ishin marokenët që shënuan me anë të Zakaria Aboukhlal, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.
Etiketa: Belgjika, Kupa e Botës, Maroku, Qatar 2022