MASHT, MI dhe MSH, ministritë më të korruptuara


E diel, 3 Prill 2016

Është një numër i madh i atyre zyrtarëve publik të cilët mbajnë më shumë se punë në Kosovë.

Ky fenomen që një zyrtarë i lartë të mbajë dy deri katër pozita është në rritje dhe konsiderohet konflikt interesi. Për këta zyrtarë që bëhen ‘supremen’ Agjencia Kundër Korrupsionit, trajton mbi 300 raste vetëm brenda një viti.

Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion(AKK), Hasan Preteni, i cili tha se për sa i përket parandalimit të zyrtarëve publik që mos të mbajnë më shumë se një detyrë, kanë kërkuar që të ndryshohet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, por që sipas tij, po ka pengesa të ndryshohet ky ligj.

Drejtori i AKK nuk shprehet i kënaqur as me gjykimin e korrupsionit në Kosovë, i cili thotë se korrupsion ka, nuk ka të korruptuar në burg dhe nuk ka konfiskim të pasurisë së krijuar në mënyrë të pa ligjshme.

Ai shtoi sa ka rritje të vazhdueshme të numrit të kallëzimeve penale ndaj personave që dyshohet se janë të korruptuat. Sipas tij, janë më shumë se 1 mijë 400 zyrtarë të nivelit të ndryshëm që janë dërguar nëpër prokurori.

Kreu i AKK tha se korrupsioni më i madh është te fusha e prokurimit publik, pra tenderomania. Ende mbetet fushë shumë ndjeshme dhe mundësi që zyrtarët po fitojnë shumë dhe shpejt. Preteni tha se Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Arsimit mbeten ndër institucionet më të korruptuara.

Ai pati edhe disa kritika për sa i përket organeve të drejtësisë që duhet të ngritët transparenca dhe llogaridhënia. Preteni tha seata që nuk japin rezultatet në punë e tyre për gjykimin e korrupsionit duhet të largohen.

Preteni më tej tha se ka reflektuar edhe kriza politike nga qershori i vitit 2015, që shumë zyrtarë publik të mos bashkëpunojnë me Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai pret që këta zyrtarë të sjellin informacione në AKK dhe të mbrojnë inversin publik dhe të jenë më bashkëpunues, jo vetëm me agjencinë por edhe me policinë.

Etiketa: , ,
Të fundit